Festa e vasalëve: VLEN feston me VMRO-në, pa himn kombëtar e pa dinjitet shqiptar

Festa e djeshme e të ashtuquajturës “fitore” në një komunë shqiptare tregoi më qartë se kurrë kush është në kontroll dhe kush janë vasalët politikë në këtë pushtet të degraduar.

Pamjet ku Martin Stojanovski, kryetar i komunitetit komunal të VMRO-DPMNE-së, feston në mesin e drejtuesve të VLEN-it, janë dëshmia më e pastër se kjo “fitore” nuk ishte e shqiptarëve, por e VMRO-së. Ishte VMRO që ua dha votat, dhe sot kërkon hise në pushtet e në festë – sepse ajo fitore u ble me servilizëm, jo me besim qytetar.

Në një festë ku nuk u këndua as himni kombëtar, sepse zoti Martin nuk e lejon dot një simbol të tillë shqiptar, VLEN tregoi fytyrën e vet të nënshtruar. Ata që dje premtonin “ndryshim” sot festojnë me strukturat e partisë më antishqiptare në historinë e këtij shteti.

Aleanca për Shqiptarët dënon këtë degradim moral e politik. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pushtet të dhuruar nga VMRO, as për festa pa dinjitet kombëtar. Fitoret e blera me ulje koke janë disfata për të gjithë shqiptarët.

Në fund, të gjithë e dinë – ajo nuk ishte festë e fitores, por festë e vasalitetit. Dhe historia do ta mbajë mend ashtu.

Aleanca për Shqiptarët

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu