Fehmi Stafa kërkoi të dalë nga paraburgimi, Gjykata e refuzoi

Avokati dhe ish-prokurori shtetëror, Fehmi Stafa, i cili u arrestua këtë javë, mbetet në paraburgim – Gjykata hodhi poshtë ankesën e tij kundër paraburgimit 30-ditor që i ishte caktuar për dyshimin e marrjes së ryshfetit, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit F.S., ish-prokuror shtetëror, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një seance dhe këshillimi, nxori vendim me të cilin, ankesa refuzohet si e pabazuar dhe vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mbetet në fuqi. Gjegjlsisht, F.S., për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm për vepër penale, “Marrje shpërblimi” për ndikim të paligjshëm, mbetet në paraburgim për shkak të ekzistencës së rrethanave sipas nenit 165, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2, pra “Rreziku i arratisjes dhe Ndikimi mbi dëshmitarët”, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Stafa “ra” në rastin në të cilin dyshohet se ka marrë ryshfet prej 20 mijë eurosh si avokat i Ljupço Pecov – Djallit. Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK) hapi hetim kundër Stafës për “marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm”.

Hetimi përcaktoi se Stafa fillimisht kërkoi 100,000 euro për të siguruar heqjen e masës së paraburgimit të vendosur ndaj një personi i cili është i paarritshëm për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe kundër të cilit Zyra e Prokurorit Publik për NKOK po zhvillon procedurë të veçantë për krime që lidhen me financat publike, transaksionet e pagesave dhe ekonominë.

Përndryshe, i dyshuari në rastin “Zinxhiri”, Ljupço Pecov-Djalli, është personi për të cilin ish-prokurori i shtetit Fehmi Stafa duhej të hiqej masa e paraburgimit, mëson “360 Gradë”. Stafa, i cili është avokati i Pecovit në këtë rast, paraqiti kërkesë disa muaj më parë për të zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak në mungesë të Pecov, për të cilën u ofrua garanci. Përndryshe, Pecov është i paarritshëm për agjencitë e zbatimit të ligjit.

Stafa aktualisht është avokat. Ai është pjesë e mbrojtjes së një të akuzuari në rastin e tragjedisë në “Puls” në Koçan dhe ka komunikuar me gazetarët edhe si avokat i të arratisurit dhe të dyshuarit Lupço Pecov.

Ai e ka ushtruar funksionin e avokatit të shtetit nga gushti i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2022, kur u shkarkua. Gjatë asaj periudhe, ai paraqiti kallëzim penal kundër drejtorit të Policisë Financiare dhe prokurorit publik të Shkupit lidhur me rastin “Trust” dhe konfiskimin e pasuksesshëm të pasurisë së sekuestruar të Sead Koçanit. U hetua gjithashtu edhe sjellja pasive e Avokaturës së Shtetit në mbrojtjen e pasurisë shtetërore të fituar me konfiskim.

Në opinionin publik ai u lidh edhe me rastin e dërgimit si konsull të Besmira Ejupit që nuk u realiza dhe e cila ishte e angazhuar me honorar në Avokaturën e Shtetit.

Pas largimit nga funksioni, ai ushtroi profesionin e avokatit dhe aplikoi për disa pozita në sistemin shtetëror. Së fundmi ishte kandidat për anëtar të Këshillit Gjyqësor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu