Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Faton Peci paralajmëron kallëzim penal ndaj pronarit të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka, gazetarit Lirim Mehmetaj dhe drejtuesit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, pas një ofendimi publik në emisionin e mbrëmshëm.

Në një reagim të ashpër publik, ministri dhe politikani Faton Peci ka bërë të ditur se do të deponojë kallëzim penal ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili – gjatë emisionit “Debat Plus” të datës 11 nëntor 2025 – e ka quajtur atë “kriminel” dhe madje e ka krahasuar me Kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Ky krahasim absurd dhe i qëllimshëm, i bërë publikisht në një televizion vendor, është ofendim i rëndë dhe fyerje ndaj meje si person, por edhe ndaj qytetarëve që i përfaqësoj – të cilët kanë vuajtur nga regjimi i kriminelit Millosheviq,” ka theksuar Peci.

Ai ka shtuar se krahasimi i tillë ngjall urrejtje, rrezikon jetën e tij dhe të familjes, dhe përbën sulm të qëllimshëm ndaj integritetit të tij personal e politik.

“Ky pseudo-gazetar ka shprehur gjuhë urrejtjeje dhe etiketime të papranueshme, në kundërshtim me çdo standard etik e profesional të gazetarisë,” ka theksuar ai.

Peci njofton se kallëzimi penal do të bëhet për veprën “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe për vepra të tjera të ndërlidhura, siç parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar procedura ligjore dhe ankesë në KPM edhe ndaj RTV Dukagjinit dhe drejtuesve të tij, duke i akuzuar për fushatë të orkestruar kundër tij, që sipas tij, ka zgjatur një vit e gjysmë.

“Kjo ka ndodhur nën organizimin e Ermal Pandurit, por dirigjimi vjen nga pronari Ekrem Lluka. Nuk është e mundshme që brenda shtëpisë së tij mediale të krijohet një platformë e veçantë kundër një njeriu, pa dijeninë dhe miratimin e tij,” ka deklaruar Peci.

Në fund të reagimit të tij, Peci ka paralajmëruar se të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë:

“Le t’i tregojnë gjykatësit pse po përhapin përçarje, pse po nxisin urrejtje dhe pse po lejojnë shpifje e fyerje në kundërshtim me ligjin dhe kodin etik të mediave.”

I juaji,
Faton Peci

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kete vit nuk do te kete Big Brother Vip Albania? Ish banorja ben deklaraten e papritur

Vetem pak muaj me pare perfundoi Big Brother Vip Albania 4 por fansat e programit pyesin cdo dite se kur do te nise Big...

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Një grua që kishte qëndruar në një shtëpi për gra që janë rehabilituar nga varwsia e alkoolit në Kaliforni, vodhi një minifurgon dhe u...

Pronari i një rrjetit të fas food-it në Shkup i dhuron makinë punonjësit besnik: Më qëndroi pranë kur ishte më e vështira

Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i...

Presidenti i Sirisë paralajmëron Izraelin: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një intervistë për Washington Post,...

Trump pyet presidentin sirian: Sa gra ke?

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur do të dukej i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu