Faton Bislimi i bën të fala Lutfi Hazirit – Kurse ne, shihemi së shpejti, pikërisht aty ku e nisëm, në Gjilan, në qytetin e demokracisë!

🟦 Faton Bislimi i bën të fala Lutfi Hazirit – Kurse ne, shihemi së shpejti, pikërisht aty ku e nisëm, në Gjilan, në qytetin e demokracisë!

🟦 Faton Bislimi nuk u përfshi nga LDK në listën e deputetëve, marrë parasysh që në mandatin që ka qenë deputet i njëjti ka qenë më i zëshmi në parlament ndërsa moszgjedhja e tij ishte për faktin që aludohet nga z. Bislimi, ndikimi i Lutës për tu mos përzgjedhur

🟦 Një nga figurat e pakta të LDKsë që kanë ndikim mos sa luta e pak më shumë në masë, e për më shumë e keni shkrimin e tij më poshtë:

🟦 Faton Bislimi:

Për të gjithë miqët e dashamirët që kanë shprehur indinjatën e tyre për mos përfshirjen time në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK për zgjedhjet e 9 shkurtit, dua të them vetëm një gjë: veprimtaria ime për shtetin dhe kombin vazhdon, dhe assesi nuk ndikohet nga përjashtimet si kjo!

Mbi gjithëçka tjetër, për mua është kauza jonë kombëtare dhe interesi shtetror. Ata që vendosin në emër të një partije mbi bazat e mospëlqyeshmërive personale dhe inateve, e kanë të shkurtë qëndrueshmërinë politike. Dallimet konceptuale për të mirën e partisë dhe vendit duhet parë si sharm i demokracisë dhe jo si armiqësi e sfidë personale.

Unë kam qenë tepër transparent në konceptet e mia për LDK-në. Bile, e kam tejkaluar edhe vetën, dhe përkundër të gjithave, i kam ofruar lidershipit të LDK-së gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në në sfidën zgjedhore të rradhës. Por, vendimi i tyre tanimë është i kjartë — ata nuk kanë nevojë për një nga ish-deputetët më të zëshëm e një nga aktivistët më të suksesshëm të kauzës sonë në SHBA.

E kuptoj këtë vendim, por assesi nuk e mirëkuptoj më.

Suksese të gjithë kandidatëve të LDK-së! Iu priftë e mbara!

Kurse ne, shihemi së shpejti, pikërisht aty ku e nisëm, në Gjilan, në qytetin e demokracisë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lirim Memetaj: Më ka rënë në dorë telefoni i një zyrtari të lartë të Vetëvendosjes… Allahu na ruajt

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka ngritur sot dyshime për zhvillime të reja skandaloze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pas një deklarate enigmatike të publikuar në...

Afrim Gashi mungon në protestën “Unë jam UÇK”, pavarësisht paralajmërimit se do të marrë pjesë

Pavarësisht paralajmërimeve dhe pritshmërive se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të merrte pjesë në protestën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për...

Angelov me provokim para protestës: UÇK-ja të trajtohet si organizatë kriminale dhe të dënohet për krimet, protesta nuk do ta lëkundë Gjykatën në Hagë

Pak orë para fillimit të protestës në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Stojançe Angelov, ish-pjesëtar i njësive speciale maqedonase gjatë konfliktit të...

Protesta që bashkon! Limaj, Gucati, Ahmeti dhe vëllai i ish-presidentit Thaçi në Shkup

Një protestë madhështore u mbajt sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Qindra qytetarë nga të...

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu