Fati i kulturës në duart e bixhozit – Kur bigjozi sponsorison aktivitete kultorore

Bixhozi investon në kulturë – komedi e zezë me regji institucionale. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur austriak Johann Strauss, para Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut u mbajt koncerti festiv „Od MOB për Shkupin“, nën dirigjimin e Vincenz Praxmarer dhe me pjesëmarrjen e solistëve Brigita Simon dhe Ivan Naumovski.

Ngjarja u organizua nga Ambasada e Republikës së Austrisë në Shkup, ndërsa mbështetjen financiare për realizimin e saj e ofroi Videollotaria Kasinos Austria. Përmes këtij sponsorizimi, kompania që operon në industrinë e lojërave të fatit, deklaroi se synon të kontribuojë në pasurimin e jetës kulturore në vend dhe në promovimin e vlerave shpirtërore që arti sjell në shoqëri.

“Mbështetja e ngjarjeve kulturore është një pjesë kyçe e strategjisë sonë korporative. Përmes kësaj mbështetjeje, ne konfirmojmë përkushtimin tonë për të ndihmuar artin dhe komunitetin”, thuhet në deklaratën e Videollotarisë Kasinos Austria.

Koncerti u ndoq nga qindra qytetarë dhe mysafirë diplomatikë, ndërsa në repertor u përfshinë disa prej veprave më të njohura të Johann Strauss-it, përfshirë valset, polkat dhe ariet klasike.

Ndërkohë që kompania thekson angazhimin për zhvillimin kulturor të vendit, sponsorizimi nga një subjekt i lidhur me industrinë e bixhozit ngre edhe pikëpyetje në opinion mbi etikën e bashkëpunimeve të tilla, veçanërisht në një kohë kur diskutohet për kufizimin e reklamave dhe ndikimit të lojërave të fatit në shoqëri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu