Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se çdo person që pas moshës 40-vjeçare vazhdon të jetë i varfër, “e meriton të jetë i tillë”.

Duke folur për karrierën, biznesin dhe konceptin e suksesit, Mamaqi theksoi se çdo rezultat në jetë është pasojë e zgjedhjeve dhe kufijve personalë.

“Unë besoj se nuk ka rëndësi nëse je 40 apo 60 vjeç. Ke gjithmonë kohë të ndryshosh, por nëse je aty ku je, unë mendoj se e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi. Marrim atë që tolerojmë,” – u shpreh Mamaqi.

Ai shtoi se çdo gjë që ndodh në jetë, është pasojë e asaj që njeriu pranon dhe toleron:

“Nëse toleron një shef që të trajton keq, një partner që s’të respekton, apo veten tënde kur ha tortë, ajo që merr është pasojë e asaj që ke toleruar. Çdo gjë është rezultat i tolerancës sonë,” – tha ai.

Deklarata e Mamaqit ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik, ku një pjesë e kritikëve e quajnë qëndrim arrogant dhe të shkëputur nga realiteti, ndërsa të tjerë e mbrojnë si një mesazh motivues për marrjen e përgjegjësisë personale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu