Erjona Jonuzi vlerësohet nga Agjencia për Rini dhe Sport për sukseset në volejboll!

Paraqitjet e shkëlqyeshme me skuadrën e Rabotniçkit dhe përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut bashkë me titujt e sukseset ekipore kanë sjellë edhe vlerësime individuale për volejbollisten tetovare, Erjona Jonuzi. Fituese e shumëfishtë e kampionatit dhe Kupës së vendit, e shkëlqyeshme edhe në fanellën e përfaqësueses, Erjona sot është pritur në Agjencinë për Rini dhe Sport ku nga ana e drejtorit, Naumçe Mojsovskit është nderuar mes tjerash edhe me një mirënjohje si vlerësim për rezultatet e arritura.

“Erjona Jonuzi është e ardhmja e volejbollit!
Në karrierën e saj profesionale 12-vjeçare, ajo ka shënuar suksese dhe rezultate të shkëlqyera:

7 herë kampione e Kupën e RMV-së
7 herë kampione në Ligën e Volejbollit në Maqedoni!
6 herë e shpallur si teknike e vitit
MVP në garat evropiane me perfaqësuesen e volejbollit të Maqedonisë në ndeshjen kundër Letonisë!

Erjona është e vetmja që fitoi titullin MVP në garat evropiane, duke qenë lojtarja më e mirë në ndeshje, edhe pse Maqedonia pësoi humbje!

Jemi krenar që në emër të Agjencisë për Rini dhe Sport i ndajmë MIRËNJOHJE për kontributin e jashtëzakonshëm në volejbollin e Maqedonisë!

I urojmë edhe sa më shumë suksese dhe mirënjohje”, thuhet në postimin e Agjencisë për Rini dhe Sport në emër të drejtorit, Naumçe Mojsovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu