Emrat nuk ndryshojnë, sepse Kasami ndryshoi – emrat e rinj të rrugëve në Tetovë mbeten pas zgjedhjeve

Tetovë, 13 maj – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, është tërhequr nga iniciativa për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë. Thotë se procesi i ndryshimit të emrave do të pauzojë deri në përfubdimin e zgjedhjeve lokale në tetor, ndërsa shton se më pas – Tetova do të ketë emra të ri.

“Ligji për vetëqeverisje lokale kërkon që procesi për emërtimin e rrugëve të ndërpritet gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale dhe të vazhdojë më pas. Komisioni tashmë ka mbajtur disa anketime publike, kemi marrë shumë emra cilësorë…”, ka thënë Kasami për “360°”.

Ai indirekt e ka pranuar se bëhet fjaë për vërejtje të VMRO-së si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel qendror.

“Edhe pse pati disa pengesa dhe edhe pse është shumë delikat për shkak se Tetova nuk ka pasur një proces të tillë, megjithëse ka qenë një nga komunat me zhvillimin më të madh dhe zgjerimin e kufijve të qytetit dhe pjesës urbane, procesi po ecën mirë”, ka thënë kryetari i Tetovës.

Ndryshe, ka qenë vet kryeministri Hristijan Mickoski që hapur pati “kërcënuar” Kasamin që të mos mendojë për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, pasi procesi do bllokohej në Qeveri. Iniciativën për riemërtimin e rrugëve Kasami e kishte marrë me shumë hov, ndërsa lishte siguruar se emrat e kohës së komunizmit në Tetovë shumë shpejtë do të jenë pjesë e historisë. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu