Elon Musk tërhiqet nga qeveria: Falënderoj presidentin Trump që më dha mundësinë të reduktoj shpenzimet e kota

Elon Musk nuk është më pjesë e administratës së Donald Trump. Miliarderi dhe themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX ka konfirmuar largimin nga roli këshillues në një nga agjencitë federale të krijuara nga vetë presidenti amerikan.

Në një postim në rrjetin social X, Musk falenderoi Trump për besimin që i dha

“Me përfundimin e afatit tim të planifikuar si Punonjës i Posaçëm i Qeverisë, dua ta falënderoj presidentin Trump për mundësinë që më dha për të reduktuar shpenzimet e kota. Misioni i DOGE do të forcohet gjithnjë e më shumë, duke u bërë pjesë e kulturës institucionale në të gjithë qeverinë”, tha ai.

Njoftimi vjen një ditë pasi një media publikoi pjesë të një interviste në të cilën Musk kritikonte ligjin kryesor të agjendës së Trump, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” me atë që presidenti e quante “projektligji i madh e i bukur”.

Ligji përfshin një kombinim të uljes së taksave dhe forcimit të kontrollit të emigracionit. Musk e quajti atë “projektligj shpenzimesh masive”, që rrit deficitin federal dhe “minon punën” e Departamentit të tij për Efikasitet.

Musk ishte pjesë e një nisme për të reduktuar shpenzimet qeveritare dhe burokracinë, me një synim fillestar për të kursyer 2 trilionë dollarë. Por përballë rezistencës në administratë, ky objektiv u zvogëlua në vetëm 150 miliardë.

Pas largimit nga pozita këshilluese, Musk pritet të përqendrohet sërish në projektet e tij teknologjike dhe zgjerimin e përdorimit të automjeteve elektrike.

Pavarësisht dorëheqjes, ai mbetet një figurë me ndikim dhe këshilltar jozyrtar i Trump.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu