Për miliarderin Elon Musk, zgjidhja për borxhin e madh të SHBA-së prej 38.34 trilionë dollarësh është rritja e produktivitetit që do të sjellin Inteligjenca Artificiale dhe robotika.
Në një bisedë me investitorin Nikhil Kamath, Musk tha se Inteligjenca Artificiale është e vetmja mënyrë që ekonomia amerikane të shpëtojë nga kriza e borxhit.
Themeluesi i Tesla-s dhe platformës “X”, vuri në dukje se IA ende nuk e ka rritur produktivitetin mbi inflacionin, por kjo sipas tij do të ndryshojë së shpejti.
Brenda tri vitesh, ai vlerëson se prodhimi i mallrave dhe shërbimeve do të tejkalojë shkallën e rritjes së çmimeve. Në javët e fundit, Musk ka paraqitur një pamje gjithëpërfshirëse të ekonomisë së të ardhmes.
Në takimin vjetor të Tesla-s, ai argumentoi se roboti Optimus mund të eliminojë varfërinë dhe nevojën për punë njerëzore.
Në Forumin e Investimeve SHBA-Arabia Saudite, ai tha se në të ardhmen paraja nuk do të jetë më e rëndësishme, pasi kufijtë e vërtetë do të jenë energjia dhe materia. /CNA
