Elmedina Asani: “Mbarova specializimin si femra e parë shqiptare neurokirurge me notën 10 dhe ngela në rrugë e papunë”

Dr.Elmedina Asani, një specialiste e neurokirurgjisë nga Shkupi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër duke shkruar se pas shumë sakrificave dhe kryerjes së specializimit mbetet e anashkaluar dhe pa punë.

“Vetëm në Maqedoni: e mbaron fakultetin e Mjeksisë me notën 10, bëhesh femra e parë shqiptare neurokirurge, mer mirënjojhje të shumta nga abembanë Evropës e më tutje, dhe pasi ta mbarosh specijalizimin ngelesh në rrugë. Pa vend pune, sepse politikës ditore nuk i konvenon. T’i mbani mend të rinjët që i obligoni ta lëshojn shtetin, sidomos tani para #zgjedhjeve”, ka shkruar Elmedina.

Deri në fund të dhjetorit qindra mjekë specializantë me participim privat do të mbeten pa punë. Kjo për fajin e Ministrisë së Financave, që nuk po ua zgjidh statusin e tyre, përcjell INA.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se janë duke zhvilluar bisedime intensive me Ministrinë e Financave për tu dhënë pëlqimin e pagave, për ti punësuar në spitalet rajonale ku ka mungesë të dukshme të specialistëve të ndryshëm, përndryshe do ti humbasin si kuadro të kualifikuar. Ai tha se po nuk futën në sistem menjëherë, shumica do të ikin jashtë shtetit.

“Specializantët privat, që marrin rreth 30 mijë denarë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët ishin të kyçur në kohën e kovidit në detyrë, duam që edhe këta ti punësojmë që të nesër mos të kemi migrim të mjekëve duke i punësuar në vendet e tyre të banimit, në spitalet rajonale ku kemi deficit. Dikush duhet të kryer 5-6 vjet specializim dhe në fund të lëshohet kot të shkoj në Perëndim, duke thënë lamtumirë se nuk kemi asnjë detyrim ndaj shtetit”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Shoqata e mjekëve specializantë privat ngrenë alarmin që vet pushteti për po i lë doktorët e gatshëm specialistë, kuadër deficitar në vend, që të ikin jashtë shtetit me diplomat të çmuara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu