Egli dhe Gjesti në krizë? Avokatja zbulon detajet

Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por jo vetëm.

Avokatja është pyetur edhe lidhur me reality show-n, “Big Brother VIP”.
Një çift i gjeneratës Z si Egli dhe Gjesti, a do të funksiononin në martesë?

Që ditën që ata janë shfaqur, e kam parë që është një çift që nuk funksionon. Nuk është arsyeja vetëm ajo që thuhet në publik; që Gjesti nuk e do. Por duhet të mendojmë që Gjesti vjen nga ajo pjesë e fshatrave të Pejës që e kanë shumë të rëndësishme që vajza që do futet në shtëpi, të jetë pak tradicionale. Ai nuk e ndien veten asnjëherë vetëm.

Ai e ndien veten me motrën dhe vëllain dhe dy prindërit, kështu që nuk mendon vetëm për veten. Kur ai deklaronte me të madhe që nëse do fitonte, gjithçka e ka për familjen, ai e mendon një familje të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe mundësisht nusja që do t’i vijë në shtëpi atij, do të jetë pak a shumë si motra apo mamaja e vet. Unë e mendoj kështu.
E dyta, natyra e Gjestit dhe njëkohësisht shkollimi i tij, ai e ka ndierë që është pak inferior ndaj Eglit, sepse ajo është e shkolluar, artikulon shumë mirë dhe unë them që ai e ka mbajtur Eglin dhe për arsyen që kur gjendej ngushtë dhe nuk dinte si të kthente përgjigje, Egli e shpëtonte.

Prandaj unë e quaj dhe një cilësi dhe vlerë e tij, që ai ishte mirënjohës ndaj Eglit, e cila në situata të vështira dinte t’i kthente përgjigje të tjerëve në mbrojtje të Gjestit.
Ajo ashtu është, është shumë e mirë, por ajo e bënte më shumë këtë sepse e dashuron. Dhe më vjen shumë keq, sepse Egli vjen nga një humbje dashurie, ajo ka patur më shumë nevojë se kushdo tjetër në atë shtëpi për një dashuri të re.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

Garada e Ajovës: Kishim nderin të prisnim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garda Kombëtare e Ajovës ka thënë se pati nderin të mirëpriste Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, shef i mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës,...

Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e rënies...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu