Edhe tre “hajvanë” dhe mbushet!


(qyfyre postelektorale)

Nga: Medai Shaholli
Për ta bërë qeverinë Kurti 3 baba Binit i duhen edhe tre “hajvanë”, i cili po pret me kamionetën e tij para sallës “1 tetori” për t’ bindur kokëmushkat e NISMA-s apo shkiet e “Srpska Lista” të futen brenda.
Mbetet për t’u parë nëse “hajvanët” e Limajt do t’i hipin në kamionetën e baba Binit apo do ta rregulloj këtë punë kumbarja e “Srpska Lista” Mimoza me vëlla Radojçiqin, pasi si duket “hajvanati” shqiptar nuk po i bindet!
Tre “hajvanët” e NISMA-s kanë premtuar që prej dy majsh se do t’ia bëjmë numrat baba Binit, pasi shteti varet nga vota e tyre.
Gjithsesi, nesër në seancën e parë konstituive të parlamentit të ri të Kosovës do të shihet nëse 3 “hajvanët” e Limajt do ta mbështesin formimin e institucionit të parlamentit me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të kryesisë së saj, ku vota pro e tyre do të thotë pro qeverisë Kurti 3!
Nëse nuk do të ketë surpriza qeveria Kurti 3 mund të zgjidhet gjatë fundjavës së ardhshme!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

10 vjeçarja nga Gllumova plagoset nga plumbi qorr

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr, përcjell TV21. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u...

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu