Edhe krahu i djathtë i Taravarit ia kthen shpinën – zgjedh të ecë me Arben Fetain dhe shkëputet nga Aleanca

Përmbajtja e lajmit:
Në një zhvillim të rëndësishëm brenda skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, edhe një figurë kyçe nga krahu i djathtë i Arben Taravarit ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Aleancën për Shqiptarët gupacionit të Arbenit dhe të vazhdojë rrugëtimin politik përkrah Arben Fetait dhe koalicionit VLEN.

Në një reagim publik, ai thekson se vendimi vjen pas konsultimeve me miq dhe duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike, duke nënvizuar se nuk ka vend për hatërmbetje personale apo ngarkesa emocionale në rrugën drejt ndryshimit.

“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartësoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam, ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje – rrugëtimi politik kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugëtimin tonë, me VLEN për ndryshim.”

Ky veprim shihet si një tjetër goditje për Arben Taravarin, i cili pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2024 po përballet me një valë largimesh dhe me sfida të brendshme për unitetin e partisë. Lëvizja gjithashtu përforcon pozicionin e Arben Fetait dhe VLEN-it si një platformë gjithnjë më tërheqëse për figurat që kërkojnë një qasje të re në politikë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu