Edhe Aliu kundër Taravarit: Do të vazhdoj të jetë pjesë e VLEN-it

Ish-ministri i Administratës, Azir Aliu, i ka ndarë rrugët me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Aliu ka thënë se do të vazhdoj të jetë pjesë e procesit së bashku në VLEN dhe në këtë Qeveri, shkruan gazeta KOHA.

“Unë mendoj se tërheqja në këtë moment – pa një plan të qartë – u jep hapësirë strukturave të vjetra të BDI-së të rehabilitohen dhe ‘shërohen’, bashkë me narrativat e tyre të pafuqishme. Kjo është një rrugë që unë nuk e ndjek, sepse besoj se çdo i ri shqiptar, çdo intelektual, meriton një opsion tjetër politik – një avangardë që dëshiron një të ardhme ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani, që zgjedh fitoren e shpresës, dhe vendos të mençurit dhe të ndershmit – jo vagabondët – në piedestalin e shoqërisë!”, shkruan Aliu.

Statusi i plotë i ish-ministrit Aliu:

Unë besoj se përcaktimi për ndryshim në shoqëri nuk braktiset me pengesën e parë, por ndërtohet edhe me më shumë punë!

Me respekt të madh për kryetarin e partisë dhe të drejtën e tij për vlerësim politik, ndjej detyrim që publikisht të them se unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm së bashku në VLEN dhe në këtë Qeveri!

Një qeveri që për herë të parë i hapi seriozisht institucionet dhe nisi të merret sistematikisht me problemet, nisi përballjen me korrupsionin dhe krimin, dhe ngriti zërin kundër shtetit të kapur nga strukturat tashmë të njohura të korruptuara të BDI-së.

Ndoshta nuk jemi të përsosur. Por askush nuk mund të thotë se VLEN dhe ky koalicion nuk sollën një dinamikë të re, një shpresë të re dhe një presion të vërtetë për ndryshime strukturore!

Unë mendoj se tërheqja në këtë moment – pa një plan të qartë – u jep hapësirë strukturave të vjetra të BDI-së të rehabilitohen dhe “shërohen”, bashkë me narrativat e tyre të pafuqishme. Kjo është një rrugë që unë nuk e ndjek, sepse besoj se çdo i ri shqiptar, çdo intelektual, meriton një opsion tjetër politik – një avangardë që dëshiron një të ardhme ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani, që zgjedh fitoren e shpresës, dhe vendos të mençurit dhe të ndershmit – jo vagabondët – në piedestalin e shoqërisë!

Unë qëndroj krah për krah me ata që vazhdojnë të përballen me sfidat – duke i parë drejt në sy – sepse tani më shumë se kurrë na duhet bashkim si popull, e jo ndarje që u shkon vetëm për shtat atyre që janë kundër progresit!

Qëndroj me qytetarët, me idenë për ndryshim të vërtetë, me luftën që ka nisur të japë rezultate! Sepse kjo është thelbi për të cilin VLEN të merremi me politikë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu