Ed Sheeran planifikon t’i ndihmojë shkollat për programe muzikore

Këngëtari, Ed Sheeran, po planifikon të iu ndihmojë shkollave përmes financimit të programeve për muzikë në mbarë vendin, pasi fillimisht financoi programin muzikor në shkollën e mesme “Thomas Mills” në Framlingham të Britanisë, ku ai kishte ndjekur mësimet,.

“Financimin e programeve muzikore e fillova nga vendi im ndërsa tani do të vazhdojmë nëpër mbarë vendin. Jam duke vizituar më shumë shkolla të mesme që kanë me të vërtetë nevojë për fonde për programeve muzikore”, ka thënë Sheeran, shkruan FemaleFirst. Ai ka thënë se për të filluar me ndihmën për shkollat është inspiruar nga eksperienca personale.

“Nuk jam person akademik, po të mos isha i famshëm do të konsiderohesha si ‘budalla’, por ia dola në muzikë dhe prandaj njerëzit mendojnë se jam i mirë në diçka”, ka thënë tutje Sheeran. Këngëtari ka thënë se tani shteti nuk i financon më shkollat prandaj ai po bën sa të mundet që t’i financojë ato dhe shpreson që tani do të ketë një qeveri më të mirë.

Më herët gjatë këtij viti, në një raport nga fondacioni bamirës i tij, “The Framlingham Foundation”, është bërë e ditur se ai ka dhuruar 1 milion funte britanike në departamentin e artit në shkollën e tij të vjetër. Ky grant ka për qëllim që të sigurojë kushte më të mira mësimi, si dhe një kurs për artet ekspresive.

“Tani që është kuptuar se sa i rëndësishëm është arti për mirëqenien e nxënësve, kjo shkollë është e vendosur të ju ndihmojë nxënësve në zhvillimin e aftësive artistike. Faleminderit”, ka thënë Nikki Scholl, drejtoreshë e arteve në shkollë.

Më parë, Sheeran pati ofruar asistencë financiare edhe për programet e fotografisë dhe teknologjisë në shkollën e tij të vjetër, si dhe pati dhënë pajisje muzikore në shkollën e tij fillore, duke i lehtësuar familjet që nuk kishin mundësi t’i përballojnë shpenzimet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu