Osama Muadini reagim pas atentatit ndaj Dr. Zekirja Shahinit: “Në luftë nuk e vranë, sot e qëlluan pas shpine”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osama Muadini, ka reaguar pas atentatit të ndodhur ndaj ish-bashkëluftëtarit të tij dhe bartësit të listës për Këshillin e Komunës së Kumanovës, Dr. Zekirja Shahini.

Në një status në rrjetet sociale, Muadini ka shprehur indinjatën e tij për ngjarjen, duke e quajtur atentatin një akt tinëzar, të kryer nga njerëz që nuk kishin guxim të mbanin armë gjatë luftës.

“Zeko nuk të plagosën e nuk të vranë në luftë! Aty ku plumbat kishin nder, ti mbete gjallë. Por sot, në paqe, të paskan qëlluar nga prapa, tinëzisht, ata që s’e mbajtën pushkën atëherë, por e shkrepën atë sot për qëllime dashakeqe! Shërim të shpejtë e dënim për autorët!”, ka shkruar Muadini.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kumanovë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për autorët apo motivet e atentatit.

Dr. Zekirja Shahini, përveçse ish-luftëtar i UÇK-së, është i njohur edhe për veprimtarinë e tij publike dhe politike në rajon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu