Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e pati arrestuar në Irak

Duke u ngjitur në skenën e një forumi politik në Nju Jork për një intervistë, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe ish-kreu i CIA-s David Petraeus, janë përballur me njëri-tjetrin, tashmë në role të ndryshme, pasi më parë gjenerali në pension e kishte arrestuar në Irak.

Al-Sharaa, i cili rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Bashar al-Assad dhe i dha fund sundimit 50-vjeçar të familjes së tij në Siri në një ofensivë ushtarake në fund të vitit të kaluar, ka qenë president i vendit që nga janari.

Sakaq, Petraeus komandoi forcat amerikane gjatë pushtimit të Irakut, kohë kur e kapën dhe burgosën al-Sharaa. Lideri i ri i Sirisë qëndroi nga viti 2006 deri në vitin 2011 në burgjet e Irakut.

Petraeus më vonë shërbeu si drejtor i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës.

Pas lirimit të tij, al-Sharaa krijoi Frontin al-Nusra në Siri në vitin 2012 për të luftuar Assad-in. Katër vjet më vonë, ai i ndërpreu lidhjet me al-Kaedën. Një vit më vonë, al-Nusra u bashkua me grupe të tjera për të formuar Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të udhëhequr nga al-Sharaa.

HTS u cilësua si “organizatë terroriste” nga SHBA-të në vitin 2018, duke përmendur lidhjet e kaluara me al-Kaedën, një përcaktim që SHBA-të e revokuan në korrik ndërsa Uashingtoni zbuti qasjen e tij ndaj Sirisë pas Asadit.

SHBA-të kishin vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e al-Sharaa-s, të cilin e rrëzuan vetëm në fund të dhjetorit.

Al-Sharaa mbërriti në Nju Jork të dielën për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe u bë kreu i parë i shtetit sirian që e bën këtë në pothuajse gjashtë dekada.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Lefterije” një emër jo maqedonas në familjen e heroit Kuzman Josifoski – Pitu

Emri Lefterije është emër femëror me rrënjë greke/ballkanike, i lidhur me formën Lefter, që vjen nga greqishtja Eleftherios (Ελευθέριος), me kuptimin “i lirë”. Në përdorim,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu