Bilall Kasami i hakmerret gazetarit Ylber Jahiu, e degradon në punë

Tetovë, 14 korrik 2025 – Gazetari dhe administratori i portalit Top24.mk, Ylber Jahiu, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të fundit të marrë nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në një postim në rrjetet sociale, Jahiu shkruan:
“Sot kryetari i komunës me urdhëresë më ka ndërruar vendin e punës dhe si vend të përshtatshëm për mua është caktuar Infoqendra.”
Ai thekson se kjo nuk është hera e parë që ndjen trysni për shkak të angazhimit të tij mediatik, duke përmendur edhe një video më herët që kishte qarkulluar si formë presioni.

“Faleminderit Bilall Kasami për këtë qasje ndaj meje. Trysnia nuk do ta ndalë fjalën e lirë të medias,” përfundon Jahiu.

Ky veprim ngre sërish pyetje rreth lirisë së shprehjes dhe presionit mbi gazetarët në institucionet publike, sidomos kur bëhet fjalë për persona të përfshirë edhe në media kritike ndaj pushtetit lokal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme...

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu