E bujshme nga Spanja: Hansi Flick drejt largimit nga Barcelona!

Gazeta prestigjioze spanjolle “ABC” raporton se trajneri gjerman Hansi Flick ka komunikuar me stafin e tij teknik për mundësinë e largimit nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sipas të njëjtit burim, Flick është i lodhur dhe i zhgënjyer me ambientin në skuadër, duke ndjerë mungesë disipline dhe përkushtimi nga disa lojtarë. Nuk janë rezultatet ato që e shqetësojnë trajnerin gjerman, por sjellja e lojtarëve, shpërqendrimi dhe vendosja e interesave personale mbi ato të ekipit.

Raportohet se kjo është një temë që Flick e ka diskutuar prej muajsh me bashkëpunëtorët e tij, por deri më tani nuk ka arritur të ndryshojë mentalitetin brenda klubit katalanas.

Ndër emrat e përmendur nga “ABC” është edhe Lamine Yamal, i cili thuhet se gëzon privilegje të veçanta nga klubi. Sipas raportit, Yamal ka munguar në disa seanca stërvitore për t’u paraqitur në evente mediatike dhe aktivitete marketingu, gjë që ka shkaktuar përplasje me stafin teknik. Një prej rasteve të fundit mendohet të ketë qenë udhëtimi i tij në Milano, menjëherë pas humbjes në “El Clásico”, në një kohë kur pjesa tjetër e skuadrës ishte në stërvitje.

Nga ana e klubit Barcelona nuk ka reaguar ende zyrtarisht, ndërsa lajmi i “ABC.es” është përhapur me shpejtësi në mediat spanjolle dhe ato ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu