Dyshohet për mbi 40 viktima nga shpërthimi fatal në Zvicër

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se “dhjetëra persona” kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë natës në Crans-Montana, ndërsa rreth 100 persona janë plagosur. Në një konferencë për shtyp, Policia nuk dha një shifër të saktë, duke u kufizuar në termin “dhjetëra viktima”.

Ministria e Jashtme e Italisë, duke iu referuar informacioneve nga Policia zvicerane, ka folur për rreth 40 viktima, por kjo shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet vendase.

Sipas Policisë, rreth orës 01:30 të mëngjesit me orën lokale është vënë re tym në ambientet e një bari, çka ka bërë që shërbimet e emergjencës të njoftohen menjëherë. Patrullat e zjarrfikësve dhe Policisë kanë mbërritur “me shpejtësi në vendngjarje”, por situata ka rezultuar jashtëzakonisht e rëndë.

Zyrtarët kanë deklaruar se qindra persona janë prekur nga shpërthimi, mes tyre qytetarë të shumë kombësive të ndryshme. Identifikimi i viktimave dhe i të plagosurve pritet të marrë kohë, pasi autoritetet duhet të përcaktojnë jo vetëm numrin e saktë, por edhe origjinën e tyre, duke qenë se zona frekuentohet nga turistë ndërkombëtarë.

Forcat zjarrfikëse janë mobilizuar nga i gjithë rajoni, ndërsa spitalet vendore po përballen me një presion të jashtëzakonshëm. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se shumë nga të plagosurit kanë djegie të rënda, ndërsa repartet e kujdesit intensiv janë tashmë të mbushura. Si pasojë, disa pacientë po transferohen me urgjencë në spitale të kantoneve të tjera.

Policia ka theksuar se nuk ka asnjë indicie që shpërthimi të ketë qenë akt terrorist. Hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Zona e Crans-Montana-s është plotësisht e izoluar, ndërsa autoritetet kanë vendosur edhe një ndalim fluturimi mbi këtë territor. Një zyrtar policor, gjatë konferencës së mëngjesit, u shpreh se të gjithë personat e përfshirë në operacion janë “të tronditur” nga kjo që e cilësoi si një “moment tejet të dhimbshëm”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu