Dullovi shpërthen ndaj VLEN-it: Me Mickoskin në zemër, me Shqipërinë në shënjestër

Gazetari dhe analisti Lirim Dullovi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së koalicionit VLEN, pas fyerjeve të bëra në drejtim të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, dhe më herët edhe ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Dullovi thekson me ironi se funksionarët e VLEN-it ndihen krenarë që nuk kanë nevojë për ambasadorin e Shqipërisë, e se janë shndërruar në “shqiptarë të ri”, që kujdesin nuk e kërkojnë nga Tirana, por nga udhëheqësi i tyre i preferuar politik – Hristijan Mickoski.

“Këta nuk janë si shqiptarët e Kosovës – ata janë proamerikanë. As si ata të Shqipërisë – proevropianë. Jo, jo. Këta janë ‘ndryshe’: familjarë, tradicionalë, religjiozë, me opingat në zemër dhe Mickovskin në shpirt”, shkruan ai me sarkazëm.

Dullovi kritikon faktin se përfaqësues të këtij koalicioni kanë sulmuar në mënyrë të turpshme ambasadorin shqiptar, vetëm pse ky i fundit kontribuoi në zgjidhjen e problemit të shkollës shqipe në fshatin Nerovë.

Sipas tij, partneriteti me VMRO-DPMNE-në po shndërrohet në varësi politike, ku edhe kandidaturat “e pavarura” për komunat shqiptare vijnë të dizajnuara nga selia e partisë maqedonase.

Ai përmend edhe përkrahjen që ky koalicion po merr indirekt nga opozita maqedonase LSDM dhe nga partia ZNAM, duke ironizuar se shqiptarët e VLEN-it janë tani pjesë e një përqafimi të ngrohtë politik maqedonas – ku vendimet për shqiptarët, merren pa shqiptarët.

“Nëse ambasadori Mejdani guxon të interesohet për këtë kategori ‘shqiptari të ri’, rrezikon të akuzohet për ndërhyrje në punët e brendshme – të VLEN-it dhe të Mickoskit,” përfundon Dullovi me një mesazh të qartë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu