Vriten duke marrë ushqim/ Gaza, 26 viktima palestinezë, Izraeli: Nuk dimë gjë

Të paktën 26 palestinezë u vranë mëngjesin e kësaj të diele në qytetin jugor Rafah të Rripit të Gazës pasi tanket Izraelit goditën mbi civilët të cilit ishin mbledhur për të marrë ndihma ushqimore nga Fondaconi Humanitar I Gazës, një organizatë humanitare kjo e themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Enklavë.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar njoftoi se 150 palestinezë të tjerë mbetën të plagosur. Të lënduarit janë shpërndarë në Spitale të ndryshme jo vetëm në Rafah por edhe në Khan Younis.

Forcat e Mbrojtjes Izraelite deklaruan pas raportimeve të mediave ndërkombëtare se ata nuk kishin informacion se ushtarët e tyre kishin qëlluar civilë që po prisnin për ndihmë ndërsa shtuan se po shqyrtojnë incidentin.

Pasi nisi pushtimin e plotë të Rripit të Gazës Izraeli ka kufizuar ndjeshëm mbulimin që mediat ndërkombëtare sjellin nga Enklava palestineze. Pamjet e vetme që qarkullojnë nga Incidenti I kësaj të shtune janë disa video të publikuara në X me qytetarë që vrapojnë.

Në pamje të tjera të sjella nga Associated Press shihet sesi civilët që kishin shkuar për të marrë ushqim në Rafah kthehen në këmbë drejt qytetit Khan Younis. Ndihmat ushqimore në Rripin e Gazës u kthyen javën e shkuar pas dy muajsh bllokadë totale nga ushtria izraelite në Enklavën Palestineze.

Megjithatë pavarësisht kthimit të këtyre ndihmave, sasitë e ushqimit nuk mjaftojnë për 2 milionë civilë që kanë jetuar në prag urie./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas dështimit në Tetovë, Bajram Vardar – ‘eksperti’ i Bilallit – bëhet shpresa e re e Mexhitit para fushatës

Zëvendërkryeministri, Izet Mexhiti njëherit kanditat i për kryetar komune në Çair duket se shpresat për një fitore i ka varur tek Bajram Vardar –...

Livadhi-Strugë Banorët e kapin, policia e merr, gjykata e liron – hajduti rikthehet menjëherë

Livadhi, Strugë – Grabitje e dyfishtë brenda 24 orëve, banorët kapin hajdutin, drejtësia e liron Një ngjarje e pazakontë dhe alarmante ka tronditur banorët e...

Maqedoni e Veriut, avioni u nis drejt Baselit por u kthye urgjentisht në Shkup pas përplasjes me zogjtë

Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është...

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu