Forca e Sigurisë së Kosovës u pajis me, siç tha Albin Kurit, “mijëra dronë” të prodhuara në Turqi, të llojit “Skydagger” – për çka ka pasur reagim të ashpër ndaj Turqisë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq me akuza ndaj Turqisë tha se “jam i tmerruar” dhe se Ankaraja “synon ringjalljen e Perandorisë Osmane”.
“Jam i tmerruar nga sjellja dhe shkelja brutale e Turqisë e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin!”, shkroi Vuçiq në “X”.
Ужаснут сам понашањем Турске и бруталним кршењем Повеље УН и Резолуције Савета безбедности УН 1244, као и наставком наоружавања приштинских власти. Сада је потпуно јасно да Турска не жели стабилност Западног Балкана и да поново сања обнову Отоманске империје. Србија је мала…
— Александар Вучић (@predsednikrs) October 8, 2025