“Dorëzohet” Rusia, një zyrtar i lartë pritet ta vizitojë Sirinë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mikhail Bogdanov, pritet të takohet këtë javë në Damask me udhëheqësit e rinj, thanë të martën dy burime siriane. Kjo do të ishte vizita e parë nga zyrtarët rusë që nga rrëzimi nga pushteti i aleatit të Moskës, ish-presidenti Bashar al-Assad.

Burimet siriane nuk patën hollësi të mëtejme rreth takimeve të Bogdanovit ose për atë se sa do të zgjatë vizita. Nuk pati koment të menjëhershëm nga autoritetet ruse, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rusia ka qenë aleate e vjetër e Assadit dhe kishte ndërhyrë ushtarakisht për ta ndihmuar atë që të rimerrte nën kontroll territor nga rebelët gjatë luftës civile që kishte nisur më 2011 e që zgjati më shumë se një dekadë.

Sidoqoftë, një ofensivë e shpejtë e rebelëve në fund të vitit të kaluar e detyroi Assadin që të ikte nga Damasku në dhjetor, së pari drejt bazës ajrore të menaxhuar nga Rusia, Hmeimim, në veri të Sirisë, pastaj drejt Moskës.

Disa ditë më vonë, agjencia ruse e lajmeve, “Interfax”, e citoi Bogdanovin të ketë thënë se kontaktet e Rusisë me grupin Hayat Tahrir al-Sham – grupi rebel që e udhëhoqi ofensivën me të cilën u rrëzua Assadi – ishin “duke proceduar në mënyrë konstruktive”.

Bogdanovi tha se Rusia shpreson që t’i mbajë dy bazat e saj në Siri – një bazë detare në Tartous dhe bazën Hmeimim afër qytetin bregdetar, Latakia.

Megjithatë, këtë muaj, administrata e re siriane anuloi një kontratë me kompaninë ruse, “STG Stroytransgaz”, për ta menaxhuar dhe operuar portin Tartous, sipas tre biznesmenëve sirianë dhe raportimeve të mediave. Kontrata ishte nënshkruar gjatë pushtetit të Assadit./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Trump bëri shkelje të rëndë Kushtetuese”/ Senatorët demokratë kritikojnë vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar Iranin: S’mund të veprojë pa miratimin e Kongresit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm”, sulmin e SHBA-së. “Tani ka një rrezik të madh që konflikti në mënyrë...

VLEN pritet të garojë me Dr. Fadil Canën për Gostivarin në zgjedhjet lokale 2025

Burime të afërta me koalicionin opozitar shqiptar VLEN bëjnë të ditur se emri i Dr. Fadil Canës, drejtor aktual i Klinikës për Sëmundje Infektive...

Albin Kurti kundër Iranit: “Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë hapur kundër përpjekjeve të Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore, duke theksuar se siguria ndërkombëtare kërkon...

Thirrje për diplomaci dhe ulje tensionesh, ndërkombëtarët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së në Iran

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar, me shumicën e vendeve që bëjnë...

Irani thotë se e ka zhvendosur uraniumin e pasuruar nga Fordow para sulmit amerikan

Nuk kuptohet ende se cila mund të jetë shkalla e dëmit të shkaktuar në Fordow pas goditjeve amerikane, por sipas edhe agjencive ndërkombëtare, nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu