“Dorëzohet” Rusia, një zyrtar i lartë pritet ta vizitojë Sirinë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mikhail Bogdanov, pritet të takohet këtë javë në Damask me udhëheqësit e rinj, thanë të martën dy burime siriane. Kjo do të ishte vizita e parë nga zyrtarët rusë që nga rrëzimi nga pushteti i aleatit të Moskës, ish-presidenti Bashar al-Assad.

Burimet siriane nuk patën hollësi të mëtejme rreth takimeve të Bogdanovit ose për atë se sa do të zgjatë vizita. Nuk pati koment të menjëhershëm nga autoritetet ruse, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rusia ka qenë aleate e vjetër e Assadit dhe kishte ndërhyrë ushtarakisht për ta ndihmuar atë që të rimerrte nën kontroll territor nga rebelët gjatë luftës civile që kishte nisur më 2011 e që zgjati më shumë se një dekadë.

Sidoqoftë, një ofensivë e shpejtë e rebelëve në fund të vitit të kaluar e detyroi Assadin që të ikte nga Damasku në dhjetor, së pari drejt bazës ajrore të menaxhuar nga Rusia, Hmeimim, në veri të Sirisë, pastaj drejt Moskës.

Disa ditë më vonë, agjencia ruse e lajmeve, “Interfax”, e citoi Bogdanovin të ketë thënë se kontaktet e Rusisë me grupin Hayat Tahrir al-Sham – grupi rebel që e udhëhoqi ofensivën me të cilën u rrëzua Assadi – ishin “duke proceduar në mënyrë konstruktive”.

Bogdanovi tha se Rusia shpreson që t’i mbajë dy bazat e saj në Siri – një bazë detare në Tartous dhe bazën Hmeimim afër qytetin bregdetar, Latakia.

Megjithatë, këtë muaj, administrata e re siriane anuloi një kontratë me kompaninë ruse, “STG Stroytransgaz”, për ta menaxhuar dhe operuar portin Tartous, sipas tre biznesmenëve sirianë dhe raportimeve të mediave. Kontrata ishte nënshkruar gjatë pushtetit të Assadit./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu