Doli për festën e 28 Nëntorit, arrestohet i riu në Kumanovë për shkak se mbante flamurin kombëtar

18 vjeçari nga Kumanova, Ardi Saiti u arrestua mbrëmë nga policia në Kumanovë për shkak siç bëhet e ditur vetëm pse mbante flamurin kombëtar shqiptar me rastin e festimeve për 28 Nëntorin.

Familjarët theksuan se arrestimi ka ndodhur pa asnjë arsye dhe në mënyrë të tmerrshme duke e çuar në stacion policor dhe duke e mbajtur deri sot në mesditë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dega e BDI-së në Kumanovë që thekson se “shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën e saj lidhur me arrestimin e të riut kumanovar, Ardi Saiti, i cili mbrëmë u ndalua nga ana e policisë vetëm pse gjatë festës sonë kombëtare mbante në dorë flamurin kombëtar shqiptar. Ndaj tij madje është proceduar edhe lënda në Prokurori, gjë që e konsiderojmë të padrejtë dhe të papranueshme.”

Sipas BDI, edhe më shqetësues mbetet fakti se arrestimi është kryer nga i njëjti polic që vitin e kaluar përdhosi flamurin tonë kombëtar, person i njohur në Kumanovë me nofkën “Kasapi”, i cili, në vend që të përballej me masa disiplinore për aktet e tij, vazhdon të avancohet brenda strukturave policore.

“Kjo qasje e institucioneve jo vetëm që dëmton besimin e qytetarëve, por përbën edhe një akt të hapur albanofobie. Dega e BDI-së në Kumanovë kërkon sqarim të menjëhershëm nga organet kompetente, përgjegjësi institucionale dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnik. Ne do të ndjekim nga afër këtë rast deri në sqarimin e plotë të tij dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.

Nga SPB Kumanovë ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu