Dolce “eleminohet” nga BBVK – dhe niset drejt Italisë për surprizën më të madhe të sezonit

Në Big Brother VIP Kosova, e enjtja u shndërrua në mbrëmjen më të fortë emocionale të këtij sezoni. Dolce-s iu komunikua se familja kërkonte largimin e saj nga shtëpia për shkak të një çështjeje gjyqësore — një lajm që tronditi banorët dhe që u pranua menjëherë si i vërtetë.

Por në fakt, gjithçka ishte një skenar i ndërtuar me kujdes nga produksioni.

Ky “largim” ishte vetëm një arsye e fabrikuar, për të mos lejuar që banorët të kuptonin surprizën e madhe: Dolce do të udhëtonte drejt Italisë për të jetuar për disa ditë në shtëpinë e Grande Fratello.

Në shtëpi, askush nuk dyshoi. Madje as Edi, lidhja e saj e krijuar brenda lojës, i cili shpërtheu në lot sapo dëgjoi lajmin e rëndë. Lotë paniku, lotë zhgënjimi — të gjitha para se publiku të mësonte të vërtetën.

Dolce u “eleminua” nga shtëpia në mënyrë zyrtare dhe u dërgua drejt Prime-it, ku priste të takonte familjarët si pjesë e misionit të përmbushur. Por në studio, ajo mori lajmin e vërtetë: nuk ishte një dalje… por një biletë ekskluzive për të hyrë në një nga skenat më të mëdha televizive të Evropës.

Të dielën, Dolce do të nis udhëtimin drejt Italisë- dhe Big Brother VIP Kosova sapo mori kthesën më të papritur të këtij edicioni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu