Dodik thotë se do të kërkojë nga Rusia “mbështetje për sigurinë”

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi, siç tregoi, katër takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Rusi gjatë dy ditëve të fundit në Moskë.

Dodik tha se u sigurua nga Putini se do të “mbeten në kontakt për të gjitha çështjet e marrëveshjeve të përbashkëta”, dhe se “për gjithçka që folën rreth aktiviteteve të përbashkëta, Putin tha: ‘do ta bëjmë’”.

“Ajo që duam të ofrojmë dhe kërkojmë nga Rusia në periudhën e ardhshme është një sërë çështjesh që mund të përshkruhen si një lloj mbështetjeje sigurie, për të mos përmendur garancitë nga Rusia për pozicionin tonë politik dhe territorial, dhe këtë e nxjerrim kryesisht nga fakti se Rusia është garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha Dodik në Moskë për mediat nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska.

Në një intervistë me Radio Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS), agjencinë Srna dhe Televizionin Alternativ (ATV), ai theksoi se Rusia “padyshim që mbështet qëndrimin e asaj marrëveshjeje, por jo të tjerët, siç është Franca, e cila po bën gjithçka për ta degraduar atë”.

Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik.
SHIKONI EDHE:
Millorad Dodik mbërrin në Moskë
Dodik ishte takuar me Putinin edhe më 1 prill, kur kishte udhëtuar në Moskë dhe ishte kthyer në Republikën Sërpska duke shmangur arrestimin, megjithëse Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar për të, duke e akuzuar për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës.

Dodik deri më tani i është shmangur arrestimit brenda Bosnjës, pavarësisht vendi ka 16 agjenci policore që kanë pushtetin për ta arrestuar atë.

Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.

Ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.

Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.

Ndërkohë, Dodik ishte në mesin e dhjetëra udhëheqësve botërorë që morën pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Moskë.

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paraqet raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, 6 maj, Nju Jork, SHBA.
SHIKONI EDHE:
Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit
Përveç Dodikut, të vetmit udhëheqës evropianë që morën pjesë ishin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri sllovak, Robert Fico.

Putin dhe Vuçiq mbajtën takim dypalësh, në të cilin Putin vlerësoi se “dialogu ruso-serb po zhvillohet vazhdimisht” dhe se udhëheqjet e të dy vendeve janë në “kontakt të rregullt”.

Takimi dypalësh midis Putinit dhe Vuçiqit në Moskë ishte takimi i parë zyrtar prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Parada në Moskë u dënua nga vendet perëndimore, të cilat e quajtën atë “propagandë”, me të cilën Putini po përpiqet të justifikojë agresionin kundër Ukrainës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu