Do të vazhdojë të jetë nxehtë – më freskët kah vikendi!

Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë Celsius.

Nga DPHM-ja informojnë se në Shkup moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, sipas DPHM-së, do të ketë një periudhë të motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me paraqitje lokale të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset siç paralajmërohet, do të jenë më intensive të premten dhe të shtunën, ku në vend të tyre do të ketë stuhi me reshje të fuqishme të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe breshër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu