Do të krijohet institucion i cili do t’i testojë administratorët e ri: Nëse nuk kalojnë testin, përjashtohen nga puna!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 204-të, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA) miratoi pesë ligje për reforma në administratën publike dhe transformimin digjital të shtetit. Në mesin e tyre është edhe Ligji për përkryerje profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativ, i cili parashikon formimin e Qendrës për aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ me fusha tematike. Pas punësimit, administratorët do të duhet të ndjekin trajnim dhe më pas të testohen me shkrim dhe gojarisht, nëse nuk i kalojnë testimet, u ndërpritet marrëdhënia e punës.

Ky ligj miratohet për herë të parë në shtet, ndërkaq parashikon formimin e institucion i cili do të zbatojë trajnime të vazhdueshme dhe të detyrueshme për të gjithë nëpunësit administrativ.

“Me Ligj parashikohen trajnimet t’i zbatojë institucioni shtetëror – Qendra për Trajnime. Ky institucion do të jetë përgjegjës para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq me të do të udhëheqë drejtori dhe zv.drejtori, të cilët do të zgjedhën nga Qeveri në shpallje publike. Kriteret për zgjedhjen e drejtorit dhe zv.drejtorit janë të larta, parashikojnë përvojë shumëvjeçare dhe profesionalitet. Momenti i dytë është, e dini në shtetin tonë funksionon Akademia për rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërkaq nuk kemi Akademi për mbi 50.000 nëpunës administrativ dhe kjo ishte shumë e paligjshme. Duke filluar nga ajo, kemi insistuar se duhet të formohet Qendër e tillë trajnimi për nëpunësit administrativ”, tha ministri i MSHIA-së, Azir Aliu, gjatë takimit joformal me gazetarët të enjten.

Sipas ligjit, çdo person i cili për herë të parë punësohet si nëpunës shtetëror, në ministri, komuna, fondet, e kështu me radhë ose bëhet nëpunës shtetëror nëpërmjet mobilitetit, patjetër duhet të kalojë 120 orë trajnim në 10 fusha në afat prej 1 viti, pas çka duhet të testohet me shkrim dhe gojarisht.

“Testimin e kryen komisioni i trajnuesve, në të cilin obligativisht është i kyçur edhe personi udhëheqës nga sektori ku i punësuari punon. Nëse nuk e kalon testin me shkrim, në afat prej tre muajsh ka të drejtë edhe një herë të testohet, ndërkaq nëse edhe për herë të dytë nuk e kalon, atëherë i ndërpritet marrëdhënia e punës. E njëjta e drejtë është edhe për testimin gojarisht, pra nëse njëherë nuk e kalon ka të drejtë të testohet sërish, ndërkaq për së dyti nëse nuk e kalon, atëherë i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe nuk mund të jetë pjesë e administratës publike”, tha ministri Aliu.

Ekspertët të cilët e kanë përgatitur ligjin thonë se testimi i administratorëve është një filtër shtesë.

“Kjo procedurë do të jetë një filtër shtesë, nëse dikush gjatë procedurës së punësimit në administratë i ka shmangur procedurat”, thanë ekspertët të cilët e kanë përgatitur ligjin, duke theksuar se madje në vendet perëndimore filtrat janë edhe më rigoroze dhe nuk lejojnë herë të dytë për testim, por menjëherë përjashtohen nga puna. Pra, ky do të jetë testim shtesë”, thanë ekspertët, të cilët ishin të pranishëm gjatë takimit të ministrit me gazetarët.

Ligji pritet që javën e ardhshme të dërgohet në Kuvend ku do të kalohet me procedurë të shkurtër dhe flamur evropian, ndërkaq sipas parashikimeve, ai duhet të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Formimi i Akademisë së Administratës, është përmendur që prej kohës së ministrit të MSHIA-së, Damjan Mançevski, gjatë viteve 2017-2020. Pas tij, erdhi në pozitë Jeton Shaqiri, më pas Admirim Aliti, ndërkaq Aziri është ministri i katërt, në kohën që ky ligj miratohet.

Nevojën për miratimin e një ligji për formimin e një Akademie për administratë edhe Portalb.mk e ka theksuar në analizën e publikuar në mars të vitit 2019-të me titull: Reformat në Administratë, këto janë problemet që duhet t’i zgjidh Maqedonia për t’i filluar bisedimet me BE-në.

“Me qëllim që reformat të bëhen në mënyrë të pavarur, sipas ekspertëve nevojitet Akademi për Administratë. Akademia nevojitet gjithashtu edhe për shkak të numrit të madh të institucioneve dhe të numrit të madh të të punësuarve në administratë. Duhet të konstatohet se kush duhet ta formojë Akademinë, kush do të jetë pjesë e saj, si do të zgjedhen anëtarët e Akademisë, çfarë kompetenca konkrete do të ketë dhe kush do ta kontrollonte punën e saj”, thanë asokohe për Portalb.mk ekspertët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu