”Do hamë ushqim të mirë”; Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Do iki dhe në Dibër, kemi një syneti

Për herë të parë, Bebe Rexha ndodhet në Kosovë, pasi do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e mi, mami dhe babi, ndaj jam shumë e emocionuar. Do shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam tepër e emocionuar për këtë. Do të shohim njerëzit, të bisedojmë me ta. Thjesht të jem e inkuadruar në kulturë.

”Performanca në Sunny Hill? Kam disa surpriza. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time, të përfshij kulturën time. Kështu që kam vërtet disa surpriza emocionuese”, tha si fillim artistja e njohur.

Më pas ajo foli dhe për Dibrën, aty ku do të shkojë për një rast synetie. “Po, do të shkojmë në Dibër. Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti për dy-tre ditë”, u shpreh Bebe Rexha për “Telegrafi”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu