Digjet Rumania nga protestat

Mbështetësit e kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, janë përleshur me policinë në Bukuresht, duke shprehur zemërimin e tyre për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, duke nxitur përplasje mes mbështetësve të tij dhe policisë.

Komisioni tha më 9 mars se nuk e ka pranuar aplikimin e Georgescut bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila anuloi zgjedhjet e nëntorit, pas fitores së tij në rundin e parë.

“Kandidatura e tij nuk plotëson kushtet e kërkuara me ligj, siç janë përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në dhjetor të vitit 2024”, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Për këtë shkak, me rinisjen e procesit zgjedhor anëtarët e Komisionit konsiderojnë se është e papranueshme që të vlerësojnë se i njëjti person plotëson kushtet për të marrë udhëheqjen e Presidencës së Rumanisë”.

Georgescu, i cili është kritik i NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën, dorëzoi kandidaturën e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet që do të mbahen më 4 maj dhe 7 mars.

Komisioni kishte 48 orë për të pranuar apo refuzuar aplikimin. Georgescu tani ka 24 orë që ta apelojë këtë vendim, që nxiti qindra mbështetës të tij të protestonin. Ata u përleshën me forcat e sigurisë para ndërtesës së Komisionit në Bukuresht.

Protestuesit dogjën objekte dhe hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Georgescu dhe mbështetësit e tij kanë pretenduar se autoritetet rumune po tentojnë të bllokojnë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale.

Pas vendimit të Komisionit, ai reagoi me zemërim duke e quajtur vendimin “goditje të drejtpërdrejtë në zemër të demokracisë”.

“Më ka mbetur vetëm një mesazh. Nëse bie demokracia në Rumani, e gjithë bota demokratike do të bjerë. Ky është vetëm fillimi. Është kaq e thjeshtë… Evropa tani është diktaturë, Rumania është nën tirani”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.

Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.

Elon Musk, burri më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i presidentit Tump, e ka quajtur të “çmendur” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë në rrjetin e tij social, X.

Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu