Dëshmitarja rrëzon akuzat: Keqkuptim, jo islamofobi- reagimet që ndryshojnë narrativën ndaj Qumilit”

Pas publikimit të një shkrimi nga gazetarja Farije Dauti Bakiju, ku aktori i njohur kosovar Sevdai Radogoshi – Qumili – akuzohet për sjellje me premisa islamofobike gjatë një interviste të zhvilluar më 28 Nëntor në Shkup, kanë ardhur reagime që hedhin poshtë versionin e paraqitur në postim.

Aktori ka sqaruar se asnjëherë nuk ka pasur qëndrim armiqësor ndaj gazetares dhe se gjithçka ka nisur nga një keqkuptim. Ai tregon se gazetarja fillimisht ka komunikuar në gjuhën maqedonase me kameramanin, prandaj ai ka menduar se ekipi ishte i një mediumi maqedonas. Për shkak se dëshironte të fliste ekskluzivisht për media shqiptare në Ditën e Flamurit, ai fillimisht ka hezituar.

Por sapo ka kuptuar se gazetarja ishte shqiptare, Radogoshi ka pranuar menjëherë të japë prononcimin. Ai gjithashtu ka theksuar se është vetë besimtar mysliman dhe ka mbështetur publikisht të drejtën e grave për të mbajtur shami në hapësira publike, duke mohuar çdo aluzion për sjellje islamofobike.

Një dëshmitare, e cila ka qenë e pranishme gjatë gjithë momentit dhe ka vendosur të reagojë publikisht “për hir të së vërtetës”, ka shpjeguar versionin e saj të detajuar:

Sipas saj, para intervistës, një gazetar i organizimit iu afrua Radogoshit për ta përshëndetur dhe bërë një foto, gjë që ka ndodhur në mënyrë krejt korrekte dhe miqësore. Më pas është ftuar gazetarja për të marrë një prononcim të shkurtër. Fillimisht artisti ka hezituar, gjë që sipas dëshmitares “është e drejtë e çdo artisti”, por shumë shpejt është pajtuar të flasë.

Gjatë bisedës, gazetari i organizimit ka pyetur për të konfirmuar se media ishte shqiptare – praktikë e zakonshme në situata të ngjashme. Në atë moment, gazetarja i është drejtuar aktorit me pyetjen:

“A të dukem arabe?”

Sipas dëshmitares, Radogoshi, në stilin e tij të njohur humoristik, ka dhënë një përgjigje pa asnjë qëllim ofendues:

“Jo more, mundesh me qenë edhe serbe, s’e di… sepse po flisnit mes vete maqedonisht dhe mendova që jeni televizion maqedonas, e sonte dua të flas vetëm për mediat shqiptare.”

Pas kësaj, intervista ka vazhduar normalisht, pa tension dhe pa asnjë incident, ndërsa sipas dëshmitares “nuk ka pasur asnjë fyerje, as sulm etnik, por një keqinterpretim i humorit të tij të zakonshëm”.

Dëshmitarja thekson se mënyra si është paraqitur incidenti në postimet që kanë qarkulluar është e padrejtë dhe jo në përputhje me realitetin. Ajo shton se Radogoshi kishte ardhur në Shkup posaçërisht, në një ditë të veçantë familjare për të, vetëm për të respektuar ftesën e organizatorëve të festës së Flamurit.

Ajo apelon që publiku të informohet drejt dhe që figurat publike të mos dëmtohen përmes interpretimesh të nxituara:

“Nuk është e drejtë të përdoren momente të shkurtra për të përbaltur dikë, kur nuk ka pasur as konflikt, as ofendim real.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu