Deputeti Snopçe hedh idenë që partitë shqiptare të gjitha të shkojnë në koalicion të përbashkë në zgjedhje

Vendimi përfundimtar i ASH-së nëse do të shkojë vetë në zgjedhje apo me të a.q “front Europian”, do ta sjellë periudhën e ardhshme. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi deputeti i ASH-së Halil Snopçe, përcjell FLAKA.

Deputeti Snopçe tha se vendimi i Kryesisë Qendrore është të dilet vetë, por fjalën e fundit sipas tij, do ta thotë Kuvendi Qendror ku ky vendim, shtoi ai, edhe mund të ndryshohet.

“Vendimi ende nuk është sjellë në organin më të lartë partiak që është Kuvendi Qendror i ASH-së, këtë e tha edhe kryetari i partisë tek i cili duhet të referohemi të gjithë, por është e vërtetë që në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore kemi një vendim, pra që ASH në zgjedhjete ardhshme të del vet. Normalisht vendimi duhet të verifikohet ose të ritransefrohet në Kuvendin Qendror. Normalisht, vetë fakti që thuhet se Kuvendi Qendror e ka fjalën e fundit, duhet të jemi korrekt, ose do ta verifikon vendimin e Kryesisë Qendrore ose organi më i lartë i partisë hipotetikisht KQ edhe mund ta ndryshon, por kjo është hipotetike”, deklaroi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Ai tha se ASH deri më tani ka pasur shumë bashkëpunime, por ka mbetur e zhgënjyer. Sa i takon momentit aktual, ai tha se tre janë mundësitë se si mund të garojnë si subjekt politik.

“Këtu ka tre mundësi, e para të mbetet vendimi i Kryesisë Qendrore pra të shkohet vetë gjë të cilën e dua edhe unë, normal ky është mendim personal. Edhe kryetari i partisë ka thënë se mendon kështu. Dhe ka edhe dy mundësi tjera, të shkosh me opozitën dhe mundësia e tretë me BDI-në. Normalisht nuk përjashtohet as mundësia e fundit dhe të gjitha partitë shqiptare të shkojnë së bashku. Kur afrohen zgjedhjet dhe kur vijnë në shprehje alternativat, çdo hipotezë vjenë në lojë. Kur bëjmë hipoteza dhe parashikime ato shpesh mund edhe të jenë të gabuara”, tha më tej deputeti Snopçe.

Ai tha se mundësia për t’u bashkuar të gjitha subjektet politike shqiptare do të parandalohte VMRO-DPMNE-në të formojë qeverinë e ardhshme siç do të donte ajo dhe rruga evropiane nuk do të kishte si të bllokohet.

Ai tha se nëse të gjitha subjektet shqiptare bëhen bashkë, mund të marrin eedhe mbi 40 deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa i takon vendimit për dalje ose jo nga Qeveria, Snopçe tha se edhe ky vendim duhet të merret nga organet partiake periudhën e ardhshme.

Ai në emision ishte bashkë me gazetarin Mirtezan Selimi, i cili tha se ASH duhet të qendrojë te blloku ku ndodhet aktualisht i a.q. “Fronti Europian”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu