Del emri i ELVANA GJATËS në mesazhet e “SKY”, Mata-Breçanit: Po t’i dërgoj 500 mijë euro nga llogaria e saj

Emri i këngëtares Elvana Gjata ka dalë në mesazhet e aplikacionit “SKY” të zbërthyer nga SPAK për goditjen e një grupi të strukturuar kirminal të trafikut të kokainës, pastrimti të parave ku koka mendohet të jetë pikërisht ish i fejuari i saj Ervin Mata.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”. Por siç del dhe nga bisedat në dosje, Breçani nuk e ka pranuar këtë gjë edhe pse kishin nevojë për para për të paguar punëtorët e hidrocentralit.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P. /Zeri.ai

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E zbulojnë gjeologët/ 20 milionë tonë bakër me vlerë mbi 100 miliardë dollarë gjenden në Kinë

Në një zbulim të papritur, ekspertët kanë zbuluar një depozitë masive bakri në Pllajën Tibetiane të Kinës, që tejkalon 20 milionë tonë. Burimet e...

Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë...

Shënimi i 1 majit/LSM me protesta, KSL me konferencë me pushtetin dhe punëdhënësit

Një sindikatë 1 majin – Ditën e Punës do ta shënojë me protesta, ndërsa tjetra më 30 prill me një konferencë mbi zhvillimin e...

Trump ashpërson retorikën me Putinin pas sulmeve mbi zonat civile në Ukrainë: Ndoshta nuk do që ta përfundojë luftën, por dëshiron të më mbajë...

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu