DASH-i konfirmon: Kosova kërkon 246 raketa për 75 milionë dollarë!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pranuar një shitje të mundshme të 246 raketave Javelin në Kosovë, e vlera e tyre pritet të jetë rreth 75 milionë dollarë.

Pentagoni ka njoftuar në uebfaqen e vet se kontraktorët kryesore të kësaj marrëveshjeje janë Javelin Joint Veture nëpërmjet Lockheed Martin dhe Raytheon Missiles and Defense. Kjo do t’i dërgohet Kongresit Amerikan që pritet të çojë tutje kërkesën e institucioneve të Kosovës.
Sipas deklaratës zyrtare, shitja e armëve në Kosovë “mbështet qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, që është forcë e rëndësishme për stabilitet politik e ekonomik në Evropë”.

Në deklaratë, Pentagoni ka vlerësuar se Kosova s’do ta ketë të vështirë t’i përshtatë pajisjet për nevojat e forcave të veta.

SHBA-ja po ashtu ka thënë se shitja e këtyre pajisjeve nuk ndryshon bilancin ushtarak në rajon.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci më herët gjatë ditës ka thënë se pret përgjigje pozitive nga SHBA-ja.

“Mund të konfirmoj që është pranuar kërkesa e Republikës së Kosovës për blerjen e sistemeve raketore anti-tank ‘Javelin’. Dihet se kjo kërkesë do të dërgohet nga DASH-i për aprovim në Kongres dhe ne presim përgjigje pozitive në aspektin e aprovimit nga Kongresi, sidomos duke pasur parasysh që SHBA-ja është përkrahëse kryesore e tranzicionit të FSK-së dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV, duke shtuar se në planin e tranzicionit ka qenë i përfshirë edhe sistemi “Javelin”.
Maqedonci ka thënë se Kosova bën blerje të armëve nga SHBA-ja nëpërmjet marrëveshjes direkte shtet-shtet. Ai ka theksuar se shpreson që Kosova të vazhdojë blerje të tjera nga SHBA-ja dhe shtetet partnere. Sipas tij, të gjitha sistemet që blihen për FSK-në janë me standarde të NATO-s. koha.net

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu