Darko Kostovski qafë për qafë me Rasim Muratin: Fitorja në Butel është fundi i kryengritjes politike të BDI-së

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke e cilësuar fitoren e VMRO-DPMNE-së si “historike” dhe si “fundin e kryengritjes politike të BDI-së” në këtë komunë.

Në një status në rrjetet sociale, Kostovski ka falënderuar ekipin e tij zgjedhor dhe qytetarët e Butelit për mbështetjen e dhënë.

“Sonte u takova me njerëzit e shtabit tim zgjedhor – forca goditëse e VMRO-DPMNE-së në Butel. Ju falënderoj për fitoren historike! Faleminderit të gjithë qytetarëve që më besuan dhe që e duan komunën e Butelit ashtu siç e njohin. Faleminderit që zgjodhët zhvillim dhe stabilitet”,- ka shkruar Kostovski.

Në foton e publikuar bashkë me postimin, Kostovski shfaqet qafë për qafë me bashkëpunëtorin e tij nga fshati Lubeten, Rasim Muratin, i cili luajti rol të dukshëm në organizimin e terrenit gjatë fushatës.

Fitorja e VMRO-së në Butel është interpretuar nga shumë analistë si rezultat i luftës së fortë politike në një komunë gjithnjë e më heterogjene, ku rritja e numrit të shqiptarëve ka ndryshuar ndjeshëm balancat elektorale.
Sipas disa komenteve në rrjete sociale, mbështetja e disa votuesve shqiptarë për kandidatin maqedonas shihet si një formë tradhtie politike, pasi gara në Butel shpesh është parë si simbol i përfaqësimit të shqiptarëve në Shkupin verior.

Kjo, sipas vëzhguesve, i ka dhënë edhe më shumë peshë deklaratës së Kostovskit, i cili e përshkroi rezultatin si “fundin e kryengritjes politike të BDI-së”.

“Kryengritësve të rrëzuar u dërgoj një mesazh: herën tjetër do t’i mundim edhe më fuqishëm!”, – ka shtuar ai me tone ironike.

Rezultati në Butel pritet të mbetet ndër më të komentuarit e këtyre zgjedhjeve, si për rivalitetin e ngushtë politik, ashtu edhe për ndërthurjen e interesave ndëretnike në një zonë gjithnjë më të ndjeshme politikisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lirim Memetaj: Më ka rënë në dorë telefoni i një zyrtari të lartë të Vetëvendosjes… Allahu na ruajt

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka ngritur sot dyshime për zhvillime të reja skandaloze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pas një deklarate enigmatike të publikuar në...

Afrim Gashi mungon në protestën “Unë jam UÇK”, pavarësisht paralajmërimit se do të marrë pjesë

Pavarësisht paralajmërimeve dhe pritshmërive se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të merrte pjesë në protestën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për...

Angelov me provokim para protestës: UÇK-ja të trajtohet si organizatë kriminale dhe të dënohet për krimet, protesta nuk do ta lëkundë Gjykatën në Hagë

Pak orë para fillimit të protestës në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Stojançe Angelov, ish-pjesëtar i njësive speciale maqedonase gjatë konfliktit të...

Protesta që bashkon! Limaj, Gucati, Ahmeti dhe vëllai i ish-presidentit Thaçi në Shkup

Një protestë madhështore u mbajt sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Qindra qytetarë nga të...

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu