Danella Arsovska me një mesazh të ashpër për Mickoskin: “Në vend që ta arrestosh, e mbron Ganiun! Nëse nuk vepron, je bashkëpunëtor në krim!

Shkup, 2 Qershor 2025 – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, i është drejtuar sot me një reagim të ashpër publik liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër, siç thotë ajo, krimit të organizuar të lidhur me ndërtimet pa leje në Çair dhe figura të larta të BDI-së.

“Mickoski, sot të drejtohem si grua, si njeri, si kryetare. Le të të jenë të qarta fjalët që po të them, sepse kemi më shumë se 3 vjet që i ndalojmë ndërtimet pa leje të Ganiut dhe dorëzojmë dokumente në institucione, por askush nuk reagon!” – shkruan Arsovska në reagimin e saj.

Ajo ngre disa pyetje të drejtpërdrejta për Mickoskin:
1. Cilin nga kriminelët e BDI-së e ke ndaluar apo arrestuar gjatë një viti në pushtet të plotë?
2. Pse nuk ka filluar asnjë procedurë për krime të dëshmuara?
3. A je i vetëdijshëm se Ganiu, Meçiti dhe Ademi janë pjesë e pushtetit për më shumë se 20 vjet?
4. A do të veprosh kundër tyre, apo do të vazhdosh t’i mbrosh?

Arsovska përmend gjithashtu se ndërtimet pa leje në Çair janë tentuar të legalizohen në mënyrë të paligjshme, madje në vitin 2025 janë paraqitur falsifikime për t’i regjistruar ato në Kadastër, çështje për të cilën është paraqitur edhe kallëzim penal.

“E kemi kapur Ganiun me fakte, dhe në vend që të na mbrosh institucionalisht, ti po e mbron publikisht. Po e quan ‘zotëri’ në emisione televizive, ndërkohë që ai më ka kërcënuar, më ka bërë presion për të mos e zbardhur krimin.”

Ajo e akuzon drejtpërdrejt Mickoskin për bashkëpunim të heshtur me persona që, sipas saj, kanë ndërruar flamur politik për të shpëtuar vetën.

“Nëse nuk je i përfshirë në krimin e tyre, atëherë vepro dhe arrestoji! Nëse je i përfshirë, atëherë je bashkëpunëtor. Unë nuk tërhiqem, sepse për çdo gjë kemi prova. Nuk i trembem askujt.”

Në fund, ajo thekson se drejtësia nuk duhet të vonojë dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin – as për shkak të partisë, e as për shkak të etnisë.
Reagimi i plot i Dabella Arsovsës

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

VLEN uron kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet lokale

Koalicioni VLEN u përcjell urimet më të sinqerta qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor lokal, që...

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu