Çun Lajçi: “Që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit, këtë s’e kam imagjinuar kurrë!”

Aktori dhe poeti Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj etiketimit të kundërshtarëve politikë si agjentë të Serbisë apo Rusisë, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj një mentaliteti që, sipas tij, nuk ka ndryshuar shumë nga koha e komunizmit. Në një postim të tij në Facebook, ai shtron pyetjen nëse është mëkat të ndihesh shqiptar dhe të mos mbash flamurin e asnjë partie.
Postimi i plotë: A po m’tregoni diçka?

E kam kuptuar atë botë, ku edhe frymëmarrja duhej të ishte ideologjike. Ku edhe loti duhej të dilte sipas vijës së partisë. Ku nuk i shkruaje dot një poezi gruas pa i rënë rreth e rrotull “udhëheqësit të ndritur”. – E kam kuptuar një sistem ku vlonin spiunët si krimbat, ku s’guxoje të pështurrje qosheve të qytetit pa kqyrur tri herë mbrapa — mos ndoshta është ndalur ndonjë spiun te ndonjë pemë!

E kam kuptuar një sistem të çmendur, ku nuk guxoje të bëje dashuri me gruan para fotografisë së Enverit që dridhej varur në mur. Kur i çkyje gjunjët për të sjellë në jetë dhjetë fëmijë e për ta bërë Titon kumbar, kur nuk guxoje t’i shkruaje vargjet e zemrës për “lulen lule” apo “kaçen kaçë”…

Si mundet që sot, çdo njeri që mendon ndryshe, shndërrohet menjëherë në “agjent të Serbisë”? Në “spiun të Rusisë”? Kush janë këta që kryqëzojnë nëpër portale, pa i njohur as fytyrën e vet në pasqyrë?

E kam kuptuar një sistem kur Zoti ishte në qiell e s’guxoje me iu lutë, e Presidenti ishte në tokë e të gjithë binim në gjunjë para tij. Por që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit e presidenten me kërcënua me vdekje… këtë s’e kam imagjinuar kurrë!

Prandaj…m’tregoni para se ta mbyll këtë kafe vetmie? A është mëkat të ndihesh shqiptar, pa brohoritur për askënd? A është faj të duash kombin pa e pështjellë me flamuj partie?

Dhe krejt n’fund… A është normale që po i frikësohem edhe vetvetës sime, se ndoshta një ditë do më quajë edhe ajo…agjent?

Prishtinë, 23.05.2025

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu