Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të objekteve të reja banesore, thotë për Alsat ndërtuesi Ivica Jakimovski. Sipas tij, pa një ofertë të mjaftueshme nuk mund të stabilizohet tregu, pasi analizat tregojnë një disbalanc të qartë mes kërkesës dhe ndërtimit të ri banesor. Jakimovski thekson se zgjidhja e vetme është zhvillimi i lagjeve të reja urbane edhe jashtë zonës qendrore të qytetit, me ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe sigurimin e hapësirës për objekte të reja.

“Kjo është njësoj si te të gjitha produktet e tjera, nëse në treg një produkt që kërkohet nuk është i disponueshëm, çmimi automatikisht rritet. E vetmja mundësi është të ketë ofertë me vlera të ndryshme, ndërsa blerësit janë ata që do të zgjedhin se ku do t’i investojnë mjetet e tyre.”, tha Ivica Jakimovski – Oda e Ndërtimtarisë.

Edhe pse krijohet përshtypja se në Shkup po ndërtohet intensivisht, oferta e banesave të reja është larg të qenurit e mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e tregut, thotë Jakimovski.

“Ajo që shihet se po ndërtohet, nuk janë objekte me sasi më të madhe të pasurive të paluajtshme. Prania e objekteve të reja që e shohim, edhe statistikisht dëshmohet se në zonën qendrore të qytetit ka njëfarë ndërtimi. Të mos them, krahasuar me Kisella Vodën dhe Çairin, ku janë lëshuar dy leje – krahasuar me 40 në anën tjetër, është normale të krijohet përshtypja se po ndërtohet shumë. Megjithatë, çfarë është oferta në realitet, Shkupi nuk është qytet i vogël që atë patundshmëri që e ka të jetë e mjaftueshme për ofertë.”, u shpreh Ivica Jakimovski – Oda e Ndërtimtarisë.

Banka Popullore dje njoftoi se raporti i fundit tremujor për tremujorin e tretë tregon rritje të çmimeve të banesave prej 25 përqind, që do të thotë se një banesë me vlerë prej 100 mijë euro në shtator të vitit 2024, për një vit e ka rritur çmimin në rreth 125 mijë euro. Një metër katror në banesën më të shtrenjtë ka arritur çmimin prej 3.000 eurosh. Sipas Regjistrit të çmimeve dhe qirave të Agjencisë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme për tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimi më i lartë i arritur për metër katror ka qenë 189.231 denarë, respektivisht gjithsej 280.000 euro për një banesë prej 91 metrash katrorë, e cila ndodhet në komunën Qendër.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës për tetorin e vitit të kaluar tregojnë se nga gjithsej 446 leje të lëshuara për ndërtim, 289 ose 64,8 për qind i referohen objekteve të larta ndërtimore, me ç’rast është planifikuar ndërtimi i 1.177 banesave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Lefterije” një emër jo maqedonas në familjen e heroit Kuzman Josifoski – Pitu

Emri Lefterije është emër femëror me rrënjë greke/ballkanike, i lidhur me formën Lefter, që vjen nga greqishtja Eleftherios (Ελευθέριος), me kuptimin “i lirë”. Në përdorim,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu