Gjenerali Clark theksoi përgjegjësinë e tij direkte në menaxhimin e situatës në Kosovë pas hyrjes së trupave të NATO-s, duke mos lënë vend për keqkuptime: synimi i tij, të sigurohej që ushtria serbe të mos kthehej kurrë në Kosovë.
“Nëse do më pyesje se a do të kthehej në Kosovë, unë do të thoja jo. Nese do më pyesje se çfarë përgjegjësie kisha unë, unë do t’ju përgjigjesha që ajo ishte që të sigurohesha që ata nuk do të ktheheshin në Kosovë”.
Kjo ishte përgjigja e gjeneralit Clark në pyetjen e prokurorit Halling se pse mendonte asokohe që Serbia mund të përpiqej të kthehej në Kosovë.
Ai argumentoi se vendimet e tij bazoheshin në informacionet e inteligjencës, inatin e serbëve pas bombardimeve dhe natyrën dinake të Millosheviçit.
