Clark: ‘Nuk kam prova që UÇK-ja ka qenë prapa dëbimit të serbëve- kam indikacione që provojnë të kundërtën’

11:00- Clark: ‘Nuk kam prova që UÇK-ja ka qenë prapa dëbimit të serbëve – kam indikacione që provojnë të kundërtën’Dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë ka vijuar sot (18.11.2025) me diskutime rreth situatës në Kosovë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1999, si dhe me rolin e UÇK-së në ngjarjet e asaj kohe.Prokurori Matt Halling e ka pyetur Clarkun për disa deklarata të tij të mëhershme, duke u fokusuar te vlerësimet për dhunën pasluftës.Gjatë seancës, Halling e ka rikujtuar një qëndrim të Clarkut, sipas të cilit dhuna e atyre muajve ishte “një konflikt shumë personal mes fqinjëve”, për të cilin udhëheqja e UÇK-së nuk mbante përgjegjësi. Clark e ka konfirmuar këtë vlerësim me një përgjigje të shkurtër: “Po”.Prokurori ka vazhduar duke iu referuar deklarimeve të një dite më parë, ku gjenerali kishte vlerësuar thirrjet e UÇK-së për një shoqëri shumetnike, të cilat i konsideroi “të sinqerta”.Clark ka qenë sërish i drejtpërdrejtë: “Po, e saktë”.Në seancë është shfaqur edhe një dokument – një artikull i gazetës Shekulli, ku Clark citohej për mbështetjen që, sipas tij, strukturat e UÇK-së i kishin dhënë thirrjeve që serbët të qëndronin në Kosovë. Në artikull thuhej gjithashtu se gjenerali amerikan kishte deklaruar: “Nuk do të drejtoj gishtin tek UÇK-ja. Udhëheqësi i UÇK-së ka qenë bashkëpunues me neve në nivele të larta”, ndërkohë që disa zyrtarë ndërkombëtarë pretendonin se UÇK-ja ishte në origjinë e sulmeve ndaj serbëve dhe se “kanë dëbuar 170 mijë serbë nga Kosova”.Clark e ka mohuar këtë pretendim.“Unë nuk kam prova dhe dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën”.Kur prokurori e pyeti nëse po i referohej pretendimeve për spastrimin etnik, ai u përgjigj: “Po i referohem deklaratës ku thuhet se 170 mijë serbë janë dëbuar nga Kosova”.Halling ka vazhduar me pyetje për pjesëmarrjen e Clarkut në takimet e Këshillit të Përbashkët për Zbatim dhe për atë nëse aty ishin ngritur shqetësime për arrestime apo ndalime të kryera nga UÇK-ja. Gjenerali ka thënë: “Nuk më kujtohet”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu