Gjenerali Clark theksoi se në betejën kundër shtypjes, perceptimi ndaj kryengritësve shpesh ndryshon, sikurse në rastin e UÇK-së, ku veprimet e saj fillimisht ishin cilësuar si terroriste.
“Në një pikë kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë, në luftëtarë lirie, dhe në një pikë të caktuar, opinioni dhe konsensusi botëror vjen në përfundim se njerëzit kanë të drejtë t’i bëjnë ballë trysnisë së luftës dhe kjo është e shkruar edhe në deklaratën e pavarësisë së SHBA-së”.
