CIA hedh poshtë pretendimin e Putinit për sulm nga Ukraina

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka kryer një sulm me dron ndaj një rezidence të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin, duke hedhur poshtë publikisht pretendimet e bëra nga vetë Putini, raporton CNN.

Sipas multimedialit, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e informoi presidentin amerikan Donald Trump më 31 dhjetor se agjencia nuk beson se një sulm i tillë ka ndodhur.

Kjo bie drejtpërdrejt në kundërshtim me deklaratat e Putinit, i cili gjatë një bisede telefonike me Trump kishte pohuar se Ukraina kishte tentuar të godiste rezidencën e tij në veri të Rusisë.

Rusia e akuzoi publikisht Ukrainën për këtë sulm të supozuar, ndërsa Trump fillimisht shprehu shqetësim, duke deklaruar: “Nuk më pëlqen. Nuk është gjë e mirë”, megjithëse pranoi se ishte “e mundur” që pretendimi të mos ishte i vërtetë.

Megjithatë, pas informimit nga CIA, qëndrimi i Trump duket se u bë më skeptik. Ai ndau në platformën Truth Social një editorial të New York Post me titullin: “Fryrja e ‘sulmit’ ndaj Putinit tregon se Rusia është ajo që po pengon paqen”.

Editoriali vë në dyshim vetë ekzistencën e sulmit, duke theksuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka mohuar kategorikisht një veprim të tillë dhe se Kremlini nuk ka ofruar asnjë provë konkrete.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u kishte kërkuar mediave që “ta marrin fjalën e Kremlinit si të vërtetë”.

Sipas CNN, ky episod ndodh në një moment delikat, teksa Trump dhe ekipi i tij po zhvillojnë përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pretendimi i Putinit erdhi vetëm një ditë pas takimit të Trump me presidentin Zelensky në Mar-a-Lago, ku të dy shprehën optimizëm për përparim drejt negociatave të paqes.

Disa zyrtarë evropianë e kanë interpretuar akuzën ruse si një përpjekje për të sabotuar procesin e paqes. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e cilësoi këtë pretendim si një “shpërqendrim të qëllimshëm”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu