ASH: CEMV ‘Drini i Zi’ – Strugë: Një tjetër bastion i deshqiptarizimit institucional në zemër të një komune shqiptare!

Aleanca për Shqiptarët – Strugë reagon ashpër ndaj politikave të diskriminimit sistematik dhe përjashtimit të qytetarëve shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera jomaqedonase në Komunën e Strugës, në veçanti në ndërmarrjet publike shtetërore.

Rasti i fundit, ku në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV), “Drini i Zi” në Strugë, u punësuan 23 punëtorë të rinj të gjithë të përkatësisë maqedonase, dhe asnjë shqiptar, turk apo rom, përbën një shembull klasik të diskriminimit mbi baza etnike dhe nënçmimit institucional të qytetarëve jo-maqedonas në këtë komunë.

Struga është një komunë me shumicë shqiptare dhe komunitete të tjera të rëndësishme etnike, të cilët kontribuojnë dhe paguajnë taksa si çdo qytetar tjetër të këtij shteti. Shqiptarët nuk kërkojnë favore politike apo privilegje të padrejta, por kërkojnë përfaqësim të drejtë, mundësi të barabarta dhe respekt për dinjitetin e tyre qytetar.

🔴 KËRKOJMË:
• Që ndërmarrjet publike shtetërore, sidomos ato që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, të respektojnë përfaqësimin e drejtë kombëtar në përputhje me ligjin dhe me realitetin demografik të komunës.
• Që përfaqësuesit shqiptarë në pozita udhëheqëse në këto institucione të mos jenë pjesë dekorative, por të ngritin zërin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve që i përfaqësojnë.
• Që filiali i EVN-TEC në Strugë, një kompani që operon me para të qytetarëve, të rikthejë menjëherë mbishkrimet në gjuhën shqipe, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me frymën e bashkëjetesës së vërtetë.

⚠️ NUK DO TË HESHTIM!

Aleanca për Shqiptarët do të ngrejë zërin kudo – në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar – për të denoncuar çdo formë të përjashtimit, diskriminimit apo margjinalizimit të shqiptarëve në vendin tonë. Shqiptarët nuk janë të dytë në vendin e tyre!

Thërrasim gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat që t’i bashkohen kësaj thirrjeje për barazi, drejtësi dhe dinjitet njerëzor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu