Çeku: Pas 26 vjetësh ka nisur master plani për konservimin e kullave në Prekaz

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se pas 26 vjetësh të epopesë së UÇK-së, kanë filluar master planin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Çeku në ditën e dytë të këshillit të përgjithshëm të VV-së, ka theksuar se profesionit kredibil me përvojë pune mbi gjysmë shekulli nga Gjermani, Britania, Italia dhe SHBA-të janë angazhuar për këtë master plan.

Sipas tij, vitin e ardhëm synohet që të nisin punimet në konservimin e kullave të rezitencës.

“Ka nisur hartimi i master planit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. 26 vite pas betejës së lavdishme, Epopejës së UÇK-së, ka filluar edhe kjo punë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Studio dhe profesionit kredibil, me përvojë mbi gjysmë shekulli nga Gjermania, Britania, Italia dhe SHBA-të janë angazhuar për këtë master plan dhe vitin e ardhshëm, synojmë që të nisim punimet në konservimin e kullave të rezistencës”, ka thënë Çeku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rastet e spiunazhit, Shala: Nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarë serbë, por edhe për shqiptarë bashkëpunëtorë

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, tash avokat, Hasan Shala, në emisionin FIVE, ka komentuar për rëndësinë e aktakuzës për spiunazh të ngritur nga Prokuroria...

Izet Mexhitit i ngatërohen numrat e korigjon Taravari, janë 25 shqiptarë jo 35

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi më herët njoftoi se 35 shqiptarë kanë nisur me punë në spitalin e Tetovës dhe të Gostivarit, por...

Shkëndija e Haraçinës kalon në Ligën e dytë

Në ndeshjen e balotazhit që pati me Osogovën, Shkëndija e Haraçinës arriti të fitojë me rezultat 2:1. Kjo ndeshje ishte vendimtare për Shkëndijën, duke kaluar...

Erdogan takohet me presidentin e Sirisë, Ahmad al-Sharaa

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Stamboll. Erdogan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën...

Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

Personi i dytë i infektuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është paraqitur për kontroll në Klinikën Universitare për sëmundje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu