Çair, banorët kërkojnë të kthehen në banesa / Ganiu: Rikthimi pas raportit final

Banorët e ndërtesës, bodrumi i së cilës u përfshi nga zjarri në Çair të Shkupit edhe sot ishin para hyrjes së ndërtesës duke pritur përgjigje se kur do të mund të futen në banesat e tyre. Banorët i takoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“A ka mundësi nga ju, që të marrim së paku diçka se kemi mbete pa asgjë, as çelësat e veturës si kam, unë jam me stenda të vendosura dhe duhet të bej terapitë nuk mund t’i bëj”, u shpreh një qytetar.

Sipas Ganiut është dhënë leja paraprake që banorët e kësaj ndërtesë të marrin sendet me vlerë të cilat u kanë ngelur brenda, ndërsa për tu rikthyer plotësisht nëpër banesat e tyre pritet raporti final.

“Dje edhe pardje kanë dalë ekipet e ekspertëve nga instituti sizmologjik dhe kanë konstatuar dhe kanë dhënë leje që të mundet banorët të marrin sendet e vlefshme apo dokumentet nën përcjellje të policisë dhe gjithashtu na duhen të marrim informata për në të ardhmen sepse deri tani kemi vetëm një raport preliminar që e ka bërë një institut ndërsa duhet ekspertiza tjetër nga MPB-ja, të vjen forenzika me ekipet e tyre për të identifikuar shkakun se perse ka ardhur deri te kjo dhe pastaj presim nga të gjitha institucionet që të bashkohen dhe të dalin me raport final. Kur do të mundet që banoret të kthehen në banesat e tyre? Çdoherë unë thirrem në atë që dëgjoj nga ata ekspertë dhe nëse del sot forenzika për tre apo katër ditë do të kemi një raport final”, deklaroi Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

Në këtë ndërtesë jetojnë rreth 600 banorë, ndërsa pas shpërthimit të zjarrit në bodrumin e ndërtesës, banorët u evakuuan me ndihmën e zjarrfikësve dhe tani janë vendosur neper shtëpitë e familjarëve të tyre por edhe neper hotele. Nga zjarri që kaploi bodrumin e kësaj ndërtese disa banorë u asfiksuan nga tymi dhe përfunduan në spital në mesin e tyre kishte edhe një zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu