Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.
Sqarime të detajuara rreth buxhetit të propozuar para anëtarëve të Këshillit Komunal dha Jeton Osmani nga Sektori për Financa dhe Buxhet në Komunën e Gostivarit. Ai theksoi se buxheti për vitin 2026 parasheh rritje të shpenzimeve kapitale, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve zhvillimore dhe investimeve infrastrukturore.
Pas shqyrtimit, buxheti dhe të gjitha pikat përbërëse të tij u miratuan me unanimitet votash nga Këshilli Komunal i Gostivarit, duke reflektuar mbështetje të plotë për planifikimin financiar dhe drejtimet zhvillimore të komunës për vitin e ardhshëm.
