Bujar Osmani para vendimit për t’u kandiduar për kryetar të Komunës së Çairit

“Po mendoj, tashmë po diskutohet për këtë edhe në parti. Çairi është një komunë shumë e rëndësishme për BDI-në dhe për Frontin, megjithatë tani jam në fazën e dëgjimit të qytetarëve, të fqinjëve, të njerëzve nga lagjja, nëse do të hynim në një koalicion të gjërë” – tha nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri, Bujar Osmani, në një paraqitje në emisionin “360 Gradë” në MRT 1, i pyetur nëse do të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Osmani thotë se aktualisht po bëhen anketime dhe se ato janë të favorshme për të, gjë që tregon se qytetarët po japin mbështetje për një koalicion të tillë të përbashkët, por për të personalisht është me rëndësi të ulet ballë për ballë me ta dhe të shohë nëse do të mund të hyhej në një koalicion të gjerë për Çairin, sepse këto zgjedhje lokale kanë më shumë implikime se sa thjesht çështjet komunale.

“Çairi është një vend që, është peng i një politike të keqe për më shumë se pesë mandate, por nëse merret një vendim i tillë, dua të jetë një vendim i përbashkët. Nëse qytetarët e Çairit dhe unë mendojmë se nga kjo mund të dalë diçka më e mirë, atëherë do të mendoja në atë drejtim, por në këtë fazë po presim të shohim dhe nuk mund të them nëse do të jem zyrtarisht kandidat apo jo”, tha Osmani.

Në lidhje me atë nëse është e mundur që në tetor të ndodhë një përballje mes Bujar Osmanit dhe Izet Mexhitit dhe çfarë do të thotë kjo për Çairin, ai thotë se bëhet fjalë për të njëjtën politikë, pa marrë parasysh nëse do të kandidojë Visar Ganiu (kryetari aktual) apo Izet Mexhiti, dhe se Çairi është bërë një vend ku nuk mund të jetohet normalisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu